Në Spitalin e Pejës, 83 pacientë me COVID-19, 17 në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 83 pacientë të prekur me COVID-19.

Sipas njoftimit të këtij institucioni shëndetësorë, 79 pacientë janë në oksigjeno-terapi, derisa 17 prej tyre janë në gjendje më të rëndë.

Gjatë 24 orëve të fundit, dy pacientë janë shëruar nga COVID-19.