8 viktima dhe 401 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 8 viktima dhe 401 raste të reja me koronavirus, shkruan Gazeta Stop.

Sipas njoftimit, aktualisht në tri spitalet COVID janë duke u trajtuar 373 pacientë, 17 prej të cilëve janë në terapi intensive dhe 4 janë të intubuar. 

Po ashtu, bëhet e ditur se gjatë 24 orëve janë shëruar 81 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 12 mijë e 574 që nga fillimi i pandemisë.