Raportimi i Zemajt para Komisionit për Shëndetësi dështon në mungesë të kuorumit

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, nuk ka mundur të raportojë para Komisionit parlamentar për shëndetësi, pasi nuk pati kuorum.

Zemaj ishte në mbledhje, por jo edhe anëtarë të mjaftueshëm të komisionit për të vazhduar raportimi.

Zemaj në një fjalim të shkurtër u shpreh se është i gatshëm të raportojë sa herë që i kërkohet.

Të nderuar deputetë, anëtar të Komisionit për shëndetësi,

Ftesës Tuaj për raportim, iu përgjigja sot, duke qenë i gatshëm ta bëj prezantimin e gjendjes dhe përgjigjem ndaj pyetjeve Tuaja.

Në mungesë të kuorumit, raportimi nuk u zhvillua.

Edhe sot dhe çdo ditë tjetër, jam i gatshëm ta prezantoj gjendjen me një raport informues rreth pandemisë dhe angazhimit tonë kundër virusit Covid 19.

Mirëpres bashkëpunimin dhe kontributin Tuaj, në të mirë të shëndetit dhe shëndetësisë së vendit tonë.

Për të gjitha veprimet dhe përkushtimin tonë në pandemi, do të bëj njoftimet dhe informatat e duhura për Juve dhe opinionin.

Bashkë ia dalim!”, ka shkruar Zemaj në profilin e tij, në Facebook.