Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka publikuar një raport të shkurtër nga Klinika Infektive e QKUK-së, ku ka treguar se sa persona janë të shtrirë.
Ai thotë se janë 32 pacientë të shtrirë në Infektivë.
“Pacientë të shtrirë në klinikë, të vërtetuar me Covid 19 janë: 32
• 25 pacientë në gjendje stabile shëndetësore
• 7 pacientë me oksigjenoterapi
• 1 pacient tjetër është në pritje të rezultatit laboratorik për Covid-19”, ak shkruar zëdhënësi Hoti.