Bernard Challendes infektohet me koronavirus

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, ka rezultuar pozitiv me koronavirus, ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës.

“Pas kryerjes së testit për COVID-19, përzgjedhësi i Kombëtares, Bernard Challandes dhe njëri nga pjesëtarët e tjerë të stafit (menaxheri i pajisjeve), kanë rezultuar pozitivë.

Ata tashmë janë izoluar nga pjesa tjetër e ekipit deri në testin e radhës, që është programuar për të enjten për ndeshjen kundër Sllovenisë.

Kësisoj, ndeshjen e sotme miqësore kundër Shqipërisë do ta drejtojë ndihmëstrajneri i parë, Muharrem Sahiti”, thuhet në njoftimin e FFK-së.