Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, bashkë me Armend Zemajn, ministrin e Shëndetësisë, sot pritet të bëjnë të ditura masat e reja që kanë ndërmarrë për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Këtë e bëri të ditur Zemaj dje në një intervistë për Klan Kosova, duke paralajmëruar mbyllje për qendrat tregtare dhe në ato vende ku po grumbullohen njerëzit, të cilat edhe i bëri përgjegjëse për rritjen e infeksionit.
Në Kosovë aktive me koronavirus janë 8.253 raste, numri i përgjithshëm i të prekurve në vend nga 13 marsi është 25.388 raste, të shëruar janë 16.362 raste dhe të vdekur janë 773 persona.