Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, në Interaktiv të KTV-së ka thënë se gjatë këtij viti gjasat janë që të humbin mijëra vende të punës.
“Nuk isha lëshuar në shifra (të njerëzve që mund të mbesin papunë). Nuk janë shifra të bazuara në të dhëna të cilat janë reale ne duhet me e pritë Agjencinë e Statistikave po nga ajo që kemi parë nga anketat tona ka një rënie të punësimit në përgjithësi, edhe e dyta ka një rënie të interesit të kompanive për të punësuar punëtorë të rinj në faza tre mujore, gjashtë mujore, se ne ashtu e matim”, ka thënë Rukiqi.
Ai ka shtuar se sigurisht që pandemia do ta ketë ndikimin e vet.
“Kjo varet edhe nga shkalla e rënies ekonomike por gjasat janë që mijëra vende pune mund të humbin këtë vit, dhe nëse vazhdon më gjatë atëherë edhe më shumë”, ka thënë Rukiqi.