9 pacientë me koronavirus në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

Në Spitalin e Pejës aktualisht po trajtohen 67 pacientë me koronavirus.

Siç njofton ky spital në raportin 24 orësh, 56 pacientë janë në oksigjeno – terapi ndërsa, nëntë pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Gjithashtu bëhet e ditur se atje 269 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta, 26 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.