U.d. e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka pritur në takim kryeministrin Avdullah Hoti.
Takimi është mbajtur në vazhdën e koordinimit dhe bashkërendimit ndërinstitucional. Është njoftuar nga presidenca se në takim janë diskutuar aspekte të përgjithshme të funksionimit në vend.
“Kryeministri Hoti e ka njoftuar u.d. e presidentes, Osmanin, për hapat e ndërmarrë në menaxhimin e pandemisë, dialogun me Serbinë, aspekte të politikës së jashtme dhe si dhe çështje të sigurisë. Ndërkaq u.d. presidentja Osmani ka shtruar nevojën e koordinimit institucional në përballje me pandeminë Covid-19, në këtë situatë të vështirë, në mënyrë që të zvogëlohen pasojat në njerëz nga kjo pandemi”, thuhet në njoftim.