Ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi iu është drejtuar të pranishmëve në paraqitjen e parë të tij para gjyqit në Dhomat e Specializuara nga Hagë.
Jakup Krasniqi u shpreh se është padrejtësi një trajtim i tillë që u bë ndaj tij, pasi qëllimi ishte luftimi i okupatorit serb, njofton Klan Kosova.
”Nuk kam trajtuar askënd kurrë në jetën time në asnjë rast të vetëm, as kaq sa e si më trajtuat mua nga ndërtesa e burgut e deri në këtë ndërtesë”.
”Kurrë në jetën time s’kam trajtuar njerëz në këtë mënyrë. Se s’ka qenë qëllimi im trajtimi i njerëzve por lufta e okupatorit dhe gjenocidit që iu janë bërë në Kosovë”.
”E ndjejë veten më shumë se mirë dhe kurrë nuk do dëshiroja të rri nën petkun e njerëzve që kanë shpirt krimineli”.
”Unë jam intelektual”.
”Në aktakuzë përpiqni t’i ndani shqiptarët në katolikë e në myslimanë. Unë jam shqiptar, nuk jam as katolik as mysliman. Kjo për mua është fyese”.