Mot i vranët dhe me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të vijojë mot kryesisht i ngjashëm, me javën e kaluar.

IHK njofton se kjo situatë meteorologjike mbetet si pasojë e masave anticiklonike të cilat mbesin të qëndrueshme mbi kontinentin e Evropës Juglindore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.