Kryeministri në detyrë Albin Kurti, pas rrëzimit në Kuvend, vendimin e parë që e ka marrë ka qenë shkarkimi i Avdullah Hotit nga pozita e zëvendëskryeministrit të parë.
“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë vendim për lirimin nga posti i zëvendëskryeministrit të parë në detyrë, z. Avdullah Hoti”, ka njoftuar Zyra në detyrë e Kryeministrit.
Ndryshe, Albin Kurti nga posti i kryeministrit u rrëzua vetëm pas 50 ditësh qeverisje.