11 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19 gjatë 24-orëve të fundit.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës përmes raportit të fundit ka njoftuar se me viktimat e fundit numri total shkon në 755.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Kamenicë 2 raste (76 dhe 70 vjeç), Prishtinë 2 raste (78 dhe 71 vjeç), Vushtrri 2 raste (82 dhe 77 vjeç), Gjilan 1 rast (58 vjeç), Pejë 1 rast (62 vjeç), Prizren 1 rast (58 vjeç), Rahovec 1 rast (66 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (71 vjeç)”, thuhet në njoftim.