Sipas të dhënave të IKSHPK-së, që nga 1 nëntori e deri më sot 63 persona e kanë humbur jetën në përballje me pandeminë COVID-19 në Kosovë.
Vetëm në 24 orët e fundit janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 744.
Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë, gjithsej 23 mijë e 425 persona janë infektuar me koronavirus, nga 104 mijë e 976 të testuar.
Sot IKSHPK njoftoi se janë shëruar 66 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 16 mijë e 47 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6 mijë e 634.