Me mocionin e iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe mbështetjen e partive opozitare është rrëzuar Qeveria Kurti, mirëpo mocionin e LDK-së nuk e mbështeten të gjithë deputetët e saj.
Vjosa Osmani, Haxhi Avdyli dhe Ardian Shala nga LDK kanë votuar kundër mocionit për rrëzimin e Albin Kurtit nga posti i kryeministrit.
Për rrëzimin e Qeverisë kanë votuar 82 deputetë, 32 kundër dhe një abstenim.
Ndryshe, Qeveria Kurti ishte votuar më 3 shkurt 2020.