Shpend Ahmeti për mbylljen: Hoti e Zemaj na njoftuan 10 minuta para vendimit

Pas mbylljes së 7 komunave të Kosovës, e në mesin e tyre edhe të Prishtinës, ka reaguar kryetari Shpend Ahmeti, i cili thotë se është njoftuar vetëm 10 minuta para se të merret vendimi.

Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti tha se mbyllja e bizneseve përderisa kufijtë janë të hapur është motiv që qytetarët të ia mësyjnë Tiranës e Shkupit.

“Mbyllja e krejt bizneseve përderisa kufijtë janë të hapur vecse është motiv për qytetarët tonë me ja mësy Tiranës e Shkupi që nuk e kanë gjendjen fare më të mirë se ne. Informimi i kryetarëve të komunave dhjetë minuta para publikimit në media nuk është konsultim”, ka shkruar Ahmeti,

Krahas vendimit të  sotëm të  Qeverisë  së  Republikë s së  Kosovës për masat e veçanta anti covid-19, Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka marrë  vendime të  veçanta edhe për 7 komuna të Kosovë s si: Prishtina, Fushë Kosova,  Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Podujeva dhe Shtimen që  në  këto komuna të  vendosen masat si në  vijim:

Ndalohet hyrja/dalja e qytetarëve dhe automjeteve private prej orës 20:00 të dt.06/11/2020 deri në orën 05:00 të dt. 09/11/2020, në Komunën e Prishtinënës , Fushë Kosovës,  Gjilanit , Obiliqit , Gjakovës, Podujevës dhe Shtimes, përveç:

1.1.            Personelit shëndetësor dhe personelit të sigurisë;

1.2.            qytetarëve për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim, dhe shitje të mallrave esenciale ushqim, barna për njerëz dhe kafshë e shpezë);

1.3.            operatorëve ekonomik dhe transpoti i lirë i mallrave/shërbimeve për të siguruar funksionimin e zingjirit të furnizimit;

1.4.            kompanitë ndërtimore dhe operatorët që kryejnë punë publike;

Obligohet Policia e Kosovës në çdo hyrje/dalje të bëjë kontroll rigoroz për parandalimin e përhapjes së infeksionit me COVID-19;

Për të gjithë shkelësit e këtyre masave, organet kompetente obligohen të shqiptojnë masat ndëshkimore konform Ligjit nr. 07/l-006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës.

Vendimi hyn në fuqi ditën e sotme dhe do të  publikohet në  ë eb faqen e MSh-së.

Çdo komunë  tjetër që  hynë  në  zonë në  të  kuqe të  infeksionit për kokë banori (sipas hartës), do të  ketë  masë  të  njejtë !