Behramaj: Specialja bastisi shtëpinë e Thaçit e Veselit në të njëjtën ditë që ua kishte bastisur Serbia më 1993

Ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka shkruar në Facebook pas bastisjeve që është duke kryer sot Specialja.

Behramaj thotë se në vitin 1993, policia serbe kishte bastisur për një ditë shtëpinë e Hashim Thaçit dhe të Kadri Veselit.

Njëjtë, ai thotë se ka ndodhur edhe pas 27 viteve.

“Ka qenë viti 1993, kur policia serbe kishte bastisur në të njëjtën ditë shtëpinë e Hashim Thaçit dhe atë të Kadri Veselit. Dytë në atë kohë ishin në kulmin e përpjekjeve për formimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sot, 27 vjet pas, sërish po bastisen përnjëherë shtëpitë e tyre. Por, atëherë i kërkonin për t’i arrestuar. Ndërsa, këta tjerët po kërkojnë material për t’i gjykuar. As pas gati tri dekadave nuk reshtën përpjekjet për t’i gjykuar themeluesit e UÇK-së”, ka thënë ai.