Zëdhënësi i BE- së, Peter Stano ka deklaruar se Bashkimi Evropian është informuar për konfirmimin e aktakuzës ndaj presidentit në dorëheqje, Hashim Thaçi dhe po vazhdon ta vëzhgojë zhvillimin e mëtejshëm të situatës në Kosovë, njofton Klan Kosova.
Në konferencën e rregullt për shtyp të organizuar nga Komisioni Evropian ai tha se BE-ja, me rregull nuk komenton mbi “lajmet e fundit”.Ai në konferencën e rregullt për shtyp të organizuar nga Komisioni Evropian
I pyetur rreth kësaj ai tha se lajmi “sapo ka mbërritur”, dhe se BE, me rregull nuk komenton mbi “lajmet e fundit”.
” Ne gjithmonë jemi përmbajtur nga komentimi mbi aktakuzat individuale dhe çështjet e vazhdueshme nga Zyra e Prokurorit të Specializuar,” shtoi Stano.
“BE do të ketë reagime më konkrete më vonë, pasi të konsiderojë zhvillimin e mëtejshëm të situatës në Kosovë”, tha ai.