Pas konfirmimit të aktakuzave ndaj presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, ka reaguar deputeti i Kuvendit të Kosovës, Mërgim Lushtaku.
Lushtaku, përmes llogarisë së tij në ‘Facebook’, ka mbrojtur vlerat e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke thënë se lufta e saj është e drejtë.
“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka qenë dhe do të mbetet përjetësisht e pastër dhe e drejtë!”, ka deklaruar Lushtaku.
Deputeti kosovar ka kërkuar unitet politik në kohën kur, siç thotë ai, vendi po përballet me procese të rënda politike.
“Tani, më shumë se kurrë kemi nevojë për unitet të forcave politike përballë këtyre proceseve të rënda që po kalon bërthama e shtetësisë UÇK-ja dhe vet shteti ynë”, ka shtuar deputeti Lushtaku.