Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një konferencë për media ka bërë të ditur se Gjykata Speciale ka konfirmuar aktakuzën ndaj tij.
“Para pak çastesh jam informuar zyrtarisht se gjykatësi i procedurës parapake i Dhomave të Specializuara ka konfirmuar aktakuzën kundër meje. Janë këto momente jo të lehta për mua, familjen time dhe juve që më keni mbështetur. Unë do të bashkëpunoj ngushtë me drejtësinë dhe nga ky moment jam në dispozicion të drejtësisë.
“Sot më shumë se kurrë ju lus dhe ju bëjë thirrje të mos e humbisni shpresën, durimin dhe besimin. Ju ftoj që të reflektojmë se sa shumë kemi fituar si komb në këto tri dekada”, tha presidenti Thaçi.
Aktakuza kundër meje dhe bashkëluftëtarëve të mi është çmim i vogël i radhës që duhet të paguajmë për lirinë e vendit tonë.
“Jam me fat që jam gjallë dhe kam përjetuar ëndërrtën tonë shekullore që të bëhet realitet. Jam krenarë që më bashkësinë ndërkombëtare dhe aletatët tanë kemi luftuar gjenocidin e Millosheviqit dhe kemi fituar lirinë”, shoti Thaçi.
Kujtojmë se, më 24 qershor, Zyra e Prokurorit të Specializuar, ka njoftuar se më 24 prill u ka dërguar Dhomave të Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim, në të cilën presidenti Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe të tjerë, akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.