Juventusi, Dortmundi dhe Chelsea kanë shënuar fitore të thella në xhiron e tret të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Juventusi e mposhti në udhëtim Ferencvaroshin me rezultat prej 4 me 1.
Morata shënoi dy gola, kurse një gol e shënoi Dybal. Kurse Dvali me autogol i dha epërsinë prej 4 me 0 Juves.
Golin e nderin për vendasit e shënoi Boli në minutën e 90.
Në ndeshjen tjetër Dortmundi shënoi fitore prej 3 me 0 në udhëtim ndaj Club Brugget, me golat e shënuara nga Hazardi dhe dy nga Haalandi.
Kurse Chelsea në shtëpi fitoi me rezultat prej 3 me 0 ndaj Rennesit.
Dy gola në këtë takim i shënoi Timo Ëerner, kurse një Abrahami.