Biden pret më shumë votues sesa asnjëherë më parë në historinë amerikane

Kandidati demokrat për president të Amerikës, Joe Biden, i është adresuar turmës së njerëzve në Philadelphia të Pennsylvanisë të cilët ishin mbledhur në rrugë për ta mbështetur atë.

“Të duam” dhe “Xhaxhai Joe” ishin disa nga brohoritjet që dëgjoheshin nga turma.

“Ne do të kemi më shumë njerëz që do të votojnë këtë herë sesa asnjëherë më parë në historinë e Amerikës”, ka thënë Biden duke shtuar se pret që mbi 150 milionë njerëz të votojnë.

Ai tha se votuesit mes moshës 18-30 janë duke dalë në numër të madh për të votuar, derisa ka shtuar se sipas informatave të tij “54 përqind e votuesve deri tani janë gra”.

Biden edhe sot e ka kritikuar kundërkandidatin e tij Donald Trump.

“Presidenti ka bërë shumë gjëra mbrapsht. Njëra nga to është se ai mendon se ai mund të vendosë se kush do të votojë. Por, qëllojani çfarë? Njerëzit do të vendosin se kush do të bëhet president. Thjesht, duhet ta kujtojmë se kush jemi ne. Këto janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Biden e ka mbyllur fjalimin e tij duke iu drejtuar turmës se duhet të largohet nga Philadelphia për t’u nisur drejt Wilmingtonit në Delaware ku do të jetë në natën e zgjedhjeve.