Seanca për ta votuar në lexim të dytë Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike mbahet të premten

Shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi ka bërë të ditur se seanca për ta votuar në lexim të dytë Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike do të mbahet ditën e premte, duke filluar nga ora 11:00.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Gashi ka njoftuar se në emër të deputetëve nënshkrues, është dorëzuar kërkesa për seancë të jashtëzakonshme.

 “Ne emer te deputeteve nenshkrues, dorezova kerkesen per seance te jashtezakonshme, per te kaluar ne lexim te dyte, ligjin për rimekembje ekonomike.Seanca do te mbahet diten e premte ne ora 11:00”, ka shkruajtur Gashi.