Sulmi në Vjenë: Ambasada e Kosovës lut kosovarët që të qëndrojnë në vende të sigurta

Pas sulmit që ka ndodhur në një sinagogë në Vjenë të Austrisë, Ambasada e Kosovës, u ka bërë thirrje të gjithë kosovarëve që të qëndrojnë në vende të sigurta.

“Policia austriake njofton se që nga ora 20.15 në Lagjen/ Bezirkun 1. qendër të Vjenës, janë dëgjuar të shtëna dhe ka të plagosur. Autoritet po punojnë në zbardhjen e rastit”, thuhet në thirrjen e ambasadës.

“Lusim edhenjëherë të gjithë qytetarët ne Vjenë të qëndrojnë ne vende të sigurta, ne raste emergjente të telefonojnë policinë lokale ne Numrin 133 apo ne numrin emergjent te ambasades si vijon: +43 676 7861865”.