Osmani: Qeveria të tregoj për çfarë është dakorduar në Bruksel për të zhdukurit e të zhvendosurit

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka adresuar tri pika për Qeverinë e Kosovës lidhur me problemet e banorëve shqiptarë në veri të Mitrovicës dhe komunave të tjera në pjesën veriore të Kosovës dhe me pengesat që u bëhen për tu kthyer në pronat e tyre dhe pengesat për renovimin e shtëpive të djegura gjatë luftës.

Tri pikat e propozuara nga Osmani:

E para, Brukseli më ka vënë në dijeni se qeveria e Kosovës dhe Serbisë kanë rënë në pajtim lidhur me një teskt që është finalizu dhe janë pajtu që ka të bëjë me të zhdukurit dhe të zhvendosurit. I kemi kundërshtimet tona lidhur me vënien në një tekst çështjes së të zhdukurve dhe zhvendosura, meqë qenka rikthyer kjo çështjen në tavolinë e dialogut, ne duhet ta dijmë këtë tekst. Qeveria t’ja dorëzojë sa më shpejt tekstin e dakorduar në Bruksel lidhu me çështjen e të zhdukurve dhe të zhvendosurve. Ai tekst duhet të bëhet i ditur nga Qeveria.

Të zbardhet teksti. Është e ndershme të ndahet me kolegët e Kuvendit, të informohemi cila është ajo marrëveshje që është arritë për të zhvendosurit, në Bruksel.

E dyta, ne kemi në duar kemi më shumë fuqi politike se që mendomë. Ajo që na parnadalon është se nuk i bashkojmë forcat. Kjo është temë që na shtyn domosdoshmërisht t’i bashkojmë forcat. Mendoj që duhet ta kushtëzojmë miratim e buxhetit me përfshirjen e buxhetit të mjaftueshëm për rindërtimin e shtëpive të shqiptarëve në veri dhe projekte ekonomike apo infrastrukturore në këtë pjesë. Këto të jenë pjesë e buxhetit final.

E treta, nëse duam të bëjmë më shumë, duhet ta kushtëzojmë votimin e secilit ligj që vie këtu me një vendim të ekzekutivit të parandalimit e vazhdimit të punimeve në hapësirë ku po kolonizohet veriu i vendit.

Pas një debati parlamentar disa orësh lidhur me problemet e banorëve shqiptarë në veri të Mitrovicës dhe komunave të tjera në pjesën veriore të Kosovës lidhur me pengesat që u bëhen për t’u kthyer në pronat e tyre dhe pengesat për renovimin e shtëpive të djegura gjatë luftës, deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë shkuar në një pauzë një orëshe.

Seanca do të vazhdojë me pika tjera, ku ndër të tjera është paraparë edhe debat parlamentar në lidhje me vazhdimin e Qeverisë së Serbisë që të mbaj të fshehur të vërtetën për fatin e mbi 1600 civilëve shqiptarë, të rrëmbyer nga ky shtet gjatë luftës gjenocidare në Kosovë, që ende konsiderohen të zhdukur.

Deputetja e Valdet Idrizi tha se shpreson që do të harmonizojnë një rezolutë që do të përcjellin veprime konkrete, pasi nesër do të ishte vonë.