Që nga e hëna e deri të enjten në Kosovë janë regjistruar 967 raste të reja me koronavirus.
Kosova është duke u përballur me rritje të rasteve të reja me koronavirus, njësoj sikurse vendet e rajonit dhe të Evropës, shkruan lajmi.net.
Sipas të dhënave zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), që nga e hëna (26 tetor 2021), e deri të hënën janë regjistruar 967 raste të reja me koronavirus.
Po ashtu gjatë kësaj periudhe janë shëruar 279 pacientë të cilët ishin të prekur me COVID-19, përderisa 11 persona kanë vdekur vetëm brenda katër ditëve nga koronavirusi në Kosovë, raporton lajmi.net.
Bazuar në të dhënat zyrtare të IKSHPK-së, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus që nga muaji mars e deri më tani ka arritur në 18 mijë e 910.
IKSHPK-ja bën me dije se që nga fillimi i pandemisë e deri më tani nga COVID-19 janë regjistruar 674 raste të vdekjes.
Në anën tjetër, janë gjithsej 15 mijë e 367 pacientë të cilët kanë arritur që të shërohen plotësisht nga koronavirusi.
Aktualisht në Kosovë janë 2 mijë e 869 raste aktive me COVID-19.