Avokati Dastid Pallaska në emisionin Pressing të T7, ka thënë se Gjykata Speciale e Hagës aktualisht është jashtë mandatit. Kjo sepse, sipas tij, Speciales i ka skaduar mandati.
Pallaska thotë se mandati maksimal i kohëzgjatjes së këtyre institucioneve është pesë vjeçar.
“Sipas mendimit tim, mandati maksimal e kohëzgjatjes së këtyre institucioneve është pesë vjet”, është shprehur Pallaska.
“Gjykata Speciale kishte mandat 5-vjecar, tash është jashtë mandatit”, ka thënë Pallaska.
Megjithatë, ai beson se në kushtet aktuale Gjykatës Speciale duhet t’i vazhdohet mandati në Kuvend.
“Unë gjithashtu besoj se në kushtet aktuale, Kuvendi i Kosovës duhet t’ia vazhdojë mandatin Gjykatës Speciale”, shtoi Pallaska.