Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka pasur një përplasje të ashpër me deputetes së VV-së Mimoza Kusari-Lila lidhur me proamerikanizmin.
“Për patriotizëm personal. Shkollë ju mbajë të gjithëve. Secilit një nga një. Unë nuk iu vallëzojë Gadafave. S’kam nevojë askujt me i kallxu a jam proamerikan apo pro Kosovë, jam i këtij vendi, me gjak e kam mbrojtur dhe e mbrojë në çdo pëllëmbë”.
“Edhe Hashim Thaçi edhe Albin Kurti le ta dijnë që send s’i kam dhanë çka jam në gjendje me i dhanë këtij vendi”.
Ai iu drejtua edhe Kryeministrit Albin Kurti duke ia përmendur takimin e tij me homologen serbe Ana Bërnabiq, njofton Klan Kosova.
”Zotri Kryeministër mos më fyjë. Unë jam më i zoti se ti Kryeministër. Mundesh me qenë më orator e me iu zgërdhi Bërnabiqit. Mundesh me mashtruar popullin, mundësh ta kesh gjys e partisë SHIK, e me fy PDK-në”.
”Por, çdo veprim që e bënë dikush në mbrojtje të territorit të Kosovës çdo pëllëmbë më ka te këmbët. Jam ushtar i Albin Kurtit 100% në mbrojtje të sovranitetit të këtij vendi”.
”Këtë vend e kemi të shenjtë e kemi la me gjak, e dikush që ka vallëzu poshtë e naltë s’ka nevoje me më tregu mu”.