Shkaku kryesor që çoi në ndarjen e Alida Dreyer nga i dashuri ishte pesha. E reja peshonte 145 kilogramë.
Alida ka treguar se i dashuri i saj u justifikua me këtë fakt dhe vendosi që të ndahej. Kjo ishte edhe arsyeja pse 27-vjeçarja vendosi që të dobësohet dhe të humbë plot 76 kilogramë.
Tanimë peshorja tregon 69 kilogramë. E reja ka zbuluar në një intervistë për mediat vendase se në shkollë e tallnin, e për këtë shkak më shumë se disa herë ajo ka tentuar të vetëvritet. Alida ka treguar se humbja në peshë u arrit falë një diete strikte.
Gjithashtu, për këtë shkak ajo realizoi një operacion për të hequr kilogramët e tepërt, e tani duhet pranuar që rezultati është shumë mbresëlënës.
Për më shumë detaje ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.