Në Spitalin e Pejës aktualisht po trajtohen 22 pacientë me COVID-19, ndërsa prej tyre 17 janë në oksigjeno-terapi.
Në njoftimin për media thuhet se nga këta pacientë, 7 janë në gjendje më të rëndë.
“19 operacione janë kryer gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Numri i lindjeve gjatë 24 orëve të fundit ka qenë 4, dhe janë lindur 1 foshnje i gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore”, thuhet në njoftim.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 176 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 24 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
246 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,678 analiza.
93 shërbime Radiologjike janë kryer gjatë ditës së djeshme dhe atë: 37 Rëntgen, 39 EHO dhe 17 CT-ja.