Mot me diell dhe vranësira

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se këto dy ditë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18- 19 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.