Një banor nga Komorani i Drenasit ka prodhuar tankun e tij personal.
Osman Bogaj, qytetari i cili ka bërë këtë makinë luftarake ka dalë për një xhiro në fshatin e tij.
Ai tërhoqi vëmendjen e qytetarëve të cilët kanë bërë video, të cilat i kanë publikuar nëpër rrjetet sociale, duke marrë shumë pëlqime dhe reagime nga përdoruesit e rrjeteve sociale.