Më 29 tetor në Bruksel pritet të zhvillohet takimi i radhës në nivel ekspertësh mes Kosovës dhe Serbisë.
Kjo sipas raportimeve të Radios Evropa e Lirë.
Klan Kosova ka kontaktuar me zëdhënësin e Bashkimit Evropian Peter Stano, për të mësuar se kur do të vazhdojë dialogu, dhe a do të ndërrmerren masat anti-COVID me rastin e rritjes së rasteve ne koronavirus në Evropë.
Stano i tha Klan Kosovës se dialogu Kosovë-Serbi do të vazhdoj nën masat belge kundër pandemisë COVID-19.
Ai tha se njoftimi për takimin e radhës do të bëhet i ditur në ditët në vazhdim.
“Dialogu do të vazhdoj dhe puna e përditshme do të vazhdoj. Njoftimi për takimin e radhës të nivelit të lartë do ta bëjmë kur të jetë e përshtatshme”.
” Kur bëhet fjalë për masat e koronës, të gjitha takimet, vizitat, takimet, të organizuara nga institucionet e BE-së ndjekin kërkesat dhe rregullat e brendshme të lidhura me koronën, të përcaktuara nga vendi pritës”.
Sipas Radio Evropa e Lirë temat e diskutimeve që do të zhvillohen të enjten do të jenë çështjet financiare dhe pretendimet pronësore të palëve, tema për të cilat ishte diskutuar edhe në takimet e mëhershme.
Klani ka dërguar po ashtu pyetje në adresë të zëdhënësit të BE-së, dhe është në pritje për të marrë një konfirmim lidhur me datën e zhvillimit të takimit të nivel të ekspertëve.