Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, e dëshiron me çdo kusht sulmuesin e Lyonit, Memphis Depay.
Klubi francez thuhet se për ta liruar lojtarin i dëshiron shërbimet e sulmuesit Antonie Griezman.
Trajneri Koeman nuk llogarit në shërbimet e sulmuesit francez dhe mund ta lejojë largimin.
Drejtuesit e klubit të Lyonit, kanë propozuar shkëmbimin në mes të lojtarëve, por klubi spanjoll nuk ka vendosur ende.
Depay tash e një kohë është lidhur me një transferim te Barcelona.