Një rast i rëndë i vetaksidnetit ka ndodhur në Zhabarë të Mitrovicës.
Si pasoj e tij një person ka ndërruar jetë, i moshës 20 vjeçare.
Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Ai ka thënë se viktima ka qenë pasagjer, ndërsa edhe drejtuesi i veturës ka marrë lëndime trupore dhe është në procedurë hetimore.
Sipas hetimeve të para të kryera mësohet se ngasësi i veturës ka humbur kontrollin ndaj makinës së tij dhe rrjedhimisht është shkaktuar vetë aksident.
“ Po ka vdekur një person, i cili ka qenë pasagjer i moshës rreth 20 vjeçare. Tani kanë filluar procedurat në lidhje me rasti ndaj drejtuesit të automjetit, i cili sipas ekzaminimit të rrethanave kuptohet se ka humbur kontrollin ndaj veturës së tij për shkak të shpejtësisë. Trupi i viktimës është dërguar për obduksion”, tha Zahiti për IndeksOnline.