Mot me diell dhe vranësira, në ultësira do të ketë mjegull

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se gjatë dy ditëve në vijim do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Të premten në mëngjes parashihet të krijohen ngrica të dobëta, kryesisht rreth viseve malore, ndërsa mjegulla do të shfaqet sërish në disa ultësira.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-22 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme.