Vjedhje edhe në Agjencinë e Ushqimit, merret kasaforta

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani në një prononcim për Telegrafin ka thënë se sot në orën 08:05, është raportuar se në një objekt në Fushë Kosovë është kryer një vjedhje.

Sipas tij, njësitet kompetente policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe janë duke kryer hetime për rastin.

“Me datë 22.10.2020 në ora 08:05, në Policinë e Kosovës është raportuar se në një objekt në Fushë Kosovë është kryer një vjedhje. Njësitet kompetente policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe janë duke kryer hetime për rastin”, ka thënë Kelani.

Mirëpo, Telegrafi mëson se bëhet fjalë për një vjedhje në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, saktësisht bëhet fjalë për vjedhjen e një arke me peshë afro 300 kilogramë.