Vetëm brenda një ditë, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mije e 117 gjoba për perona të cilët nuk respektuan masat e vendosura nga institucionet shëndetësore ndaj COVID-19.
Brenda këtyre 24 orëve policia ka shqiptuar edhe 939 tiketa ndaj shkelësve të trafikut.
Nga policia kanë bërë të ditur se për 24 orë janë arrestuar 25 persona, ku 8 janë dërguar në mbajtje dhe 4 në vuajtje të dënimit.
Ndërsa, në rrugët e Kosovës janë shkaktuar 41 aksidente trafiku me dëme materiale dhe 21 me të lënduar.