Gjatë 24 orëve të fundit nuk raportohet për ndonjë person të vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19.
Kështu ka njoftuar Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili gjithashtu ka bërë të ditur se 124 persona kanë rezultuar pozitivë me këtë virus.
“Nga 974 mostrat e marra në 24 orët e fundit, 124 kanë rezultuar pozitiv, ndërsa nuk ka asnjë rast të vdekjes së pacientëve nga Covid 19”, thuhet në njoftimin e Zemaj.