Bëhet pranim dorëzimi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të ATK-së

Në Administratën Tatimore të Kosovës është bërë pranim-dorëzimi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm nga Ilir Murtezaj tek ushtruesi i detyrës Ekrem Hysenaj.

Me rekomandim të Ministres së Financave Hykmete Bajrami, me datë 16 tetor 2020, Kryeministri i Republikës së Kosovës Avdullah Hoti merr vendim, për emërimin e Ekrem Hysenaj ushtruesit të detyrës së Drejtorit i Përgjithshëm i ATK-së.

“Gjatë takimit me rastin e pranimit të detyrës u.d drejtori Hysenaj tha se do të punojmë maksimalisht që Administrata Tatimore të arrijë realizimin e objektivave të parapara, pavarësisht situatës së pandemisë nëpër të cilën jemi duke kaluar, e cila çdoherë e më shumë është duke goditur ekonomin e vendit tonë”.

Ekrem Hysenaj është që nga viti 2000 pjesë e Administratës Tatimore, ndërsa nga viti 2019 ka qenë Drejtor i Departamentit për Zhvillim dhe Menaxhimin e Projekteve.