Klubi i Prodhuesve kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës te mundësoj kthimin e TVSH-së për blerje të produkteve dhe shërbime vendore.
Kështu të gjithë qytetarët e vendit të cilët blejnë produkte vendore ose kërkojnë shërbime vendore të ju kthehet e gjithë vlera e TVSH-së së paguar.
Një masë e tillë do te inkurajonte blerjet e prodhimeve vendore, stimuloj konsumin dhe do t’i ndihmonte punëtorët në fabrikat tona që të ruajnë vendet e tyre të punës në këtë kohë të pandemisë.
Përkrahja e kompanive prodhuese të produkteve dhe shërbimeve vendore është e domosdoshme sidomos tani kur shumë shtete janë duke i përkrahur kompanitë prodhuese të vendit.
Një masë të tillë e ka ndërmarrë edhe Maqedonia e Veriut, ku qytetarët atje gjatë periudhës së fundjavës, kanë mundësinë të blejnë produkte dhe shërbime maqedonase ku pas blerjes TVSH-ja ju kthehet në llogaritë e tyre.