Dy raste të konfirmuara me koronavirus në Kosovës, respektivisht në komunën e Prishtinës janë banore të të lagjes Tokbashqe.
Lajmin për Express e ka konfirmuar Era Pireva nga IKSHP. “Po mund t’ju konfirmoj se janë banore të lagjes Tokbashqe”.
Dy femra, njëra 29 dhe tjetra 50 vjeçare janë diagnostikuar me Covid-19 më datën 21 mars në komunën e Prishtinës, konkretisht nga lagjja Tokbashqe. Ato janë kontakte të rastit të Janjevës.