Bordi këshillëdhënës për Covid-19, ka mbajtur takimin e radhës, ku u vlerësua lartë menaxhimi i situatës pandemike.
Në fjalën e tij hyrëse, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se hapja ka qenë e nxituar dhe e pakontrolluar.
“Gjatë këtyre ditëve na është mundësuar ta bëjmë rishikimin nëpër gjithë atë që kemi kaluar këta muaj nga shpërndarja e pandemisë edhe në Kosovë, duke analizuar edhe muajt e izolimit, hapjes që tash është dëshmuar e shpejtë, e pa kontrolluar, rritja e infeksionit dhe trajtimi i të prekurve e shumë gjëra tjera”.
Teksa ka folur për situatën epidemiologjike, Zemaj u shpreh se Kosova qëndron më mirë se shumë vende tjera, teksa tha se është shtuar edhe numri i testimeve dhe se do të vazhdohet me këtë ritëm.
“Aktualisht qëndrojmë mirë në dy drejtime. Kërkesa për zbatueshmëri të masave, me kryeministrin kemi ftuar policinë dhe inspektoratin qendror dhe lokal, shtabet emergjente e kështu më radhë. Rritja e kapaciteteve testuese ku pavarësisht uljes së infeksionit ne kemi rrit testimet. Sot u kemi ofruar shifrave të larta të testimeve ndonjëherë dhe do të vazhdojmë në këtë aspekt”.
“Janë shtuar kapacitetet testuese në IKSHPK, në fund të muajit janë siguruar shtatë pajisje PCR, si donacion. Kemi bërë avantazh në përgatitjen e spiralit COVID dhe kjo situatë na ka mundësuar që klinikat në QKUK të shohin se ku mund të intervenojmë me shtretër shtesë dhe është shtuar kapaciteti në Mjekësinë Sportive, pavarësisht se në këtë fazë nuk ka pasur nevojë të përdorët”, tha Zemaj.
Mikrobiologu, Lul Raka, tha se në 78 rekomandime sa i kanë marrë, 90 për qind tyre janë zbatuar tërësisht, ndërsa përqindje e vogël e tyre nuk është zbatuar.
“Njëra prej pikëve më të rëndësishme është transparenca e punës së bordit. Sa i përket rekomandimeve të bordit janë dhënë 78 rekomandime dhe prej tyre 90 për qind pse 60 rekomandime janë zbatuar dhe pjesa tjetër janë në proces. E prej rekomandimeve të pa zbatuara që janë 8 por nuk ndërlidhen direkt me ministrinë e shëndetësisë”.
“Ka qenë rekomandim të mbahet testet në shkolla. Rekomandim ka qenë falja e bajramit dhe ato janë ndalu. Është domethënia fakti që janë zbatuar në praktikë 90 për qind të rekomandimeve që kanë qenë esenciale për parandalimin e rasteve. Në draftimin e këtyre rekomandimeve kanë merr pjesë ekspert vendorë, por edhe ndërkombëtar”, tha ai./eo/