Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur për kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin e ku ka thënë se ky i fundit edhe kishte refuzuar të ishte pjesë e UÇK-së.
Po ashtu, Thaçi tha se Albin Kurti i ishte dorëzuar autoriteteve të Serbisë, shkruan Gazeta Sinjali.
“Ai u është dorëzuar autoriteteve të Serbisë dhe ka refuzuar të jetë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pasi është dorëzuar ka pranuar bashkëpunimin me drejtorin e burgut” deklaroi Thaçi, në “Debat Plus”.
Presidenti Thaçi tha se do të vijë koha kur do t’i publikohet Kurtit veprimtaria kundër UÇK-së.
“Ai e di shumë mirë se kur unë jam dënuar nga Serbia me 20 vjet burg ai ka dëgjuar “Bjello Dugmën” në Beograd. Ka marrë pjesë në koncertet e tyre”, deklaroi Thaçi.