E enjtja është regjistruar si dita më e rëndë për Shqipërinë deri tash, sa i përket rasteve me koronavirus. Në 24 orët e fundit, pozitivë në testin për COVID-19 kanë rezultuar 257 persona, ndërsa pesë pacientë kanë vdekur si pasojë e virusit.
Rezultati ka dalë nga testimi i 1398 mostrave.
Në 24-orët e fundit janë shëruar 102 qytetarë, duke e çuar në 9864 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
Deri tash në Shqipëri janë regjistruar 16 mijë e 212 raste pozitive, ndërsa janë aktive 5900 raste. 439 persona kanë humbur betejën me virusin.