Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka prezantuar Projektligjin për avokaturën shtetërore, që ka thënë se është në fazën finale dhe shpejt do të dërgohet në Qeveri.
“Sot e prezantojmë projektligjin për avokaturën shtetërore, i cili është në fazën finale dhe shpejt do dërgohet në Qeveri. Tri çështjet kryesore që lidhen me ligjin janë: E para ka të bëjë me atë se për herë të parë është vënë në plan të shtetit avokatura. Një çështje tjetër që parashihet me këtë ligj është obligimi për denoncimin e keqpërdorimeve. Me këtë normë do ta përçojmë mesazhin që çdo keqpërdorim do ta ketë edhe një mekanizëm shtesë. Po ashtu parashihet vlerësimi i riskut të draft-kontratës, ku përmes kësaj e kemi marrë për obligim që t’i analizojmë draft kontratat fillimisht, para se të lidhet kontrata”, ka deklaruar Selimi.
“Ky ligj i parasheh 6 kapituj kryesor me të cilët do të plotësohet vakumin që e ka pasur ky proces. Në këtë draft ligj, përmes tij do rregullohet edhe një sektor i veçantë i arbitrazhit”, ka deklaruar avokati shtetëror Sami Istrefi.