7 Pacientë me koronavirus në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

Për dallim nga java e kaluar, numri i pacientëve të shtrirë me COVID-19 në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës ka shënuar rritje prej dyfish.

Aktualisht janë 21 pacientë me këtë virus që po trajtohen në këtë spital.

“Sa i përket gjendjes së pacientëve: 15 pacientë janë në Oksigjeno-terapi ndërsa nga këta shtatë pacientë në gjendje më të rëndë”, thuhet në raport.