Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar edhe me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett.
Lajçak derisa ka njoftuar për takimin me Kosnett thotë se Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndajnë të njëjtat interesa për Ballkanin Perëndimor, përcjellë Klan Kosova.
Tutje ai shkruan se BE dhe SHBA duan të shohin përparimin rajonin në mënyrë që ketë perspektivë europiane.
”Kam pasur një diskutim shumë të mirë me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett. Bashkimi Europian dhe SHBA ndajnë të njëjtat interesa në Ballkanin Perëndimor. Ne duam të shohim përparimin e rajonit dhe të kemi një perspektivë europiane reale dhe të qartë”, ka shkruar Lajçak.