Nis takimi Thaçi-Lajçak me dyer të mbyllura

Tashmë në zyrën e presidencës ka nisur takimi i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbisë, Mirosllav Lajçak.

Kjo vizitë vjen në kohën kur tema e Asociacionit të Komunave Serbe ka bllokuar dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, ku kjo e fundit insiston që të diskutohet kjo temë ndërkohë Kosova vazhdon të refuzojë hapjen e saj.

Lajçak ka arritur dje në Kosovë ku ka takuar shefin e ekzekutivit dhe kryetaren e Kuvendit.

Sot ai pritet të takojë përfaqësuesit e partive politike në Kosovë.

Sikurse dje, edhe sot Lajçak ka zgjedhur që takimet t’i mbajë me dyer të mbyllura.

Në njoftimin e Presidencës, nuk është bërë e ditur se a do të ketë deklarime pas këtij takimi apo jo.