Në qytetin e Pejës ditë më parë u mbajt një aktivitet interesant – një balonë gjigante atje u lëshua në ajër, si atraksioni më i ri që do t’ua mundësojë vizitorëve t’i shohin bukuritë e zonës, nga qielli.
Për të gjithë të interesuarit, balona do të jetë në dispozicion edhe në ditët në vijim veçse mund të vihet në funksion vetëm në kushte të përshtatshme atmosferike.
Kryeministri i vendit Avdullah Hoti mëngjesin e sotëm i ka bërë një dedikim të veçantë kësaj komune.
Ai në profilin zyrtar në rrjetin social Facebook ka publikuar fotografi të balonës, duke thënë se kjo është një arsye më shumë për ta vizituar Pejë
“Një arsye më shumë dhe një mundësi më ndryshe me e pa Pejën! #VisitPeja”, ka shkruar Hoti në Facebook.